Nga Anglia: Man United del nga gara për Haaland, Reali favorit

Edicioni në Mbretërinë e Bashkuar i ESPN raporton përditësime në lidhje me të ardhmen e Erling Braut Haaland.

Fati i norvegjezit, verën e ardhshme, duket se do të jetë larg Borussia Dortmundit, me Real Madridin, Barcelonën, Manchester City dhe Chelsea që e presin.

Nga gara, thuhet se Manchester United do të tërhiqt. Djajtë e Kuq do të kishin kuptuar se përparësia e lojtarit është të nënshkruajë me Real Madridin, pavarësisht përpjekjeve ekonomike të anglezëve. /albeu.com/

Shtuar 22.01.2022 11:51