Neymar e ka deklaruar vetën të gatshëm që të krijojë më shumë momente të bukura në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku skuadra e tij Paris Saint-Germain do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Neymar kaloi plot katër sezone me rivalin e përbetuar të Real Madridit, Barcelonën, para se të transferohej në PSG, duke fituar tetë trofe gjithsej, duke përfshirë këtu triumfin në Ligën e Kampionëve në sezonin 2014/15.
Ndërkaq, Neymar ishte konsideruar në dyshim për tu paraqitur në ndeshjen e nesërme kundër Realit, por që tani është shprehur mëse i gatshëm që të paraqitet kundër gjigandit spanjoll.