Sulmuesi brazilian dhe tetë të tjerë kanë dalë në gjyq në Barcelonë të akuzuar për mashtrim dhe korrupsion lidhur me transferimin e Neymar nga Santos te Barcelonë në vitin 2013.
30-vjeçari dhe babai i tij mbërritën në Spanjë të hënën në mëngjes, ndërsa prokurorët spanjollë kërkojnë një dënim me dy vjet burg dhe një gjobë prej 10 milionë euro për Neymar.
None found
Ata gjithashtu po kërkojnë një dënim me pesë vite burg për ish-presidentin e Barcelonës Sandro Rosell dhe një gjobë prej 8,4 milionë euro për klubin katalanas.
Çështja përqëndrohet në pretendimin e bërë nga firma braziliane e investimeve “DIS”, e cila zotëronte 40% të të drejtave të Neymar kur ai ishte në Santos, se ajo humbi shkurtimin e drejtë nga transferimi i lojtarit për shkak se vlera e marrëveshjes ishte nënvlerësuar.
“Neymar, me mirëkuptimin e prindërve të tij dhe të bordeve të drejtorëve të Barcelonës dhe Santos, tradhtoi besimin e klientëve të mi”. tha avokati i “DIS”.
“Kostoja reale e transaksionit mes Santos dhe Barcelonës ishte 82 milionë euro, dhe vetëm 17 milionë euro u shfaqën si transferim zyrtar”, tha avokati./ h.ll/albeu.com
Erion Braçe dhe Taulant BallaDitën e sotme, në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, u finalizua miratimi me 6 vota…
Volkswagen ka prezantuar gjeneratën e re të T-Roc R, SUV-in më të fuqishëm që kompania aktualisht ofron në Evropë, me…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vazhdon të jetë optimist për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, por…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Eman Rrahmani, janë përplasur në seancën e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij janë bërë më shumë investime në modernizimin dhe…
Euro vijon të regjistrojë kuotime të dobëta në tregun valutor shqiptar. Sipas tabelës së kursit të këmbimit të publikuar këtë…