Neymar ka njoftuar rikthimin e tij në stërvitje me klubin saudit Al Hilal pas gati një viti mungesë për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë. “Jam kthyer! I lumtur që jam kthyer në grup. Tani është vetëm alegri”, ka shkruar braziliani në rrjetet sociale.
32-vjeçari O Ney u transferua nga Paris Saint-Germain në Arabinë Saudite në gusht 2023, por luajti vetëm pesë ndeshje përpara se t’i këputej menisku dhe ligamenti i kryqëzuar i përparmë në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës për Seleçao në tetor të vitit të kaluar.
None found
Neymar ka postuar gjithashtu një foto në Instagram, ku shihet duke vrapuar dhe shkelmuar topin, ku shihet nga trajneri portugez i Al Hilal, Jorge Jesus. Pas operacionit, Neymar nisi stërvitjet individuale në korrik, tani ai po rikthehet me grupin e skuadrës së tij, e cila megjithatë, duke pasur parasysh kohën e gjatë për rikuperimin e tij, nuk e ka futur në listën e kampionatit, dhe për këtë arsye mund të luajë vetëm nga janari i ardhshëm.
Ish-lojtari i Barcelonës, me një pagë prej rreth 100 milionë euro në vit, është përfshirë në listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në Champions League aziatike.
Tirana - Milan 2008/ Dean KlafuriçNë fillim të sezonit, klubi i Tiranës u “premtoi” tifozëve një “kapitull të ri” me…
Autoritetet lokale në Strugë do tua urojnë vitin e ri qytetarëve me fatura uji më të larta deri në 12%.…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski pret që Komisioni evropian ta njohë përparimin e Maqedonisë në përmbushjen e obligimeve nga Agjenda…
Gazetarja Klodiana Lala ka kritikuar ish-kryetaren e Kuvendit dhe ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, pas deklaratave të kësaj të fundit…
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal. Viktima është identifikuar si…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Bolonjës në Itali, ku një studente 18-vjeçare është gjetur pa shenja jete…