Skuadra braziliane, Santos po bëhet gjithnjë e më e sigurt se mund ta joshë sulmuesin Neymar Jr për të luajtur përsëri me ta në të ardhmen.
Rruga e Neymar Jr drejt futbollit evropian filloi në Santos, ku ai shënoi 136 gola në 225 ndeshje, përpara se t’i bashkohej Barcelonës, në moshën 21-vjeçare, në vitin 2013.
None found
Reprezentuesi brazilian fitoi tre tituj të ligës, plus Copa Libertadores, përpara se të vendoste të kalonte në Evropë dhe lidhja mbetet e fortë.
Megjithatë, 32-vjeçari përballet me një të ardhme jashtëzakonisht të pasigurt, pasi zgjodhi t’i bashkohet skuadrës së Superligës së Arabisë Saudite, Al Hilal, nga Paris Saint-Germain verën e kaluar.
Neymar është ende në rikuperim pas një dëmtimi të rëndë në gju në muajin tetor, i cili kishte nevojë për operacion dhe presidenti i Santos, Marcelo Teixeira, më parë ka lënë të kuptohet për një rikthim.
Që atëherë, Teixeira i ka dyfishuar ato komente, por ka treguar se situata është ende në zhvillim dhe do të duhet kohë për t’u përfunduar.
“Ai ka një marrëdhënie vlerësimi, respekti dhe mirënjohjeje ndaj Santos. Mendoj se kjo rrugë (për t’u rikthyer) është e pashmangshme”.
“Por, tani për tani unë shoh një zbrazëti në synimin e tij për t’u kthyer në Brazil, pasi shumë gjëra duhet të zhvillohen”, ka thënë Teixeira për Mundo Deportivo.
Neymar është nën kontratë me Al Hilal deri në vitin 2025, dhe ata nuk kanë gjasa ta lirojnë atë para përfundimit të marrëveshjes së tij, për shkak të shpenzimeve të mëdha financiare për ta sjellë atë në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…