Policia e shtetit të Sao Paulos ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili akuzohet se ka vjedhur rreth 37 mijë euro, nga llogaria bankare e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.
Sipas policisë, i riu, i cili punonte si asistent administrativ në një kompani dhe identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është pjesë e një grupi kriminal të dedikuar për mashtrim me transaksione të paligjshme.
None found
Individi, i cili përdorte një sistem të transfertave bankare të çastit në internet të njohur si PIX në Brazil, u arrestua nga agjentë specialë të Departamentit Rajonal të Hetimeve Kriminale, të cilët kishin hetuar mashtrimin ndaj disa klientëve të bankave, përfshirë Neymar.
I dyshuari u arrestua në një lagje në Zona Leste, një nga rajonet më të populluara të Sao Paulos, dhe autoritetet treguan se ata tashmë kanë identifikuar persona të tjerë që morën pjesë në mashtrime.
Ndërkohë, Neymar nuk ka komentuar deri më tani për incidentin./ h.ll/albeu.com
Klubi i Superligës së Arabisë Saudite, Al Qadsiah është afër një marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit holandez,…
Çarja e një tubacioni në Unazën e Madhe të Tiranës, në segmentin që të çon drejt TEG-ut, ka shkaktuar rrjedhje…
Italia dhe Gjermania vijojnë përplasjen për çështjen e emigrantëve dhe kthimin e azilkërkuesve, por qeveria italiane kërkon të ulë tonet.…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë një apel të drejtpërdrejtë Shteteve të Bashkuara për më shumë raketa interceptuese Patriot,…
Indrit TuciIndrit Tuci ka përfunduar në “radarët” e Panetolikos [...]Read More...
Pas ndarjes ose humbjes së partnerit, shumë njerëz zbulojnë se nuk kanë humbur vetëm martesën – disa miq fillojnë t’i…