Categories: sport

Al Qadsiah pranë marrëveshjes 60 milionë euro për mesfushorin e Manchester Cityt

Al Qadsiah po i afrohet një marrëveshjeje me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit holandez Tijjani Reijnders.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se klubi i Superligës së Arabisë Saudite dhe Manchester City kanë hyrë në një fazë të avancuar të negociatave për lojtarin.

Të lidhura

None found

Bisedimet mes dy klubeve po zhvillohen mbi bazën e një shume prej rreth 60 milionë eurosh. Megjithatë, realizimi i transferimit kushtëzohet ende nga miratimi i Reijnders.

Për mesfushorin vijon të ketë interes edhe nga Nottingham Forest, por për momentin Al Qadsiah është më pranë arritjes së akordit me Cityn.

Fjala e fundit i takon Reijnders, i cili duhet të vendosë mes skuadrës saudite dhe alternativave të tjera përpara se marrëveshja të finalizohet.

Reijnders e nisi fuqishëm aventurën në Etihad, por gjatë sezonit të kaluar nuk arriti ta ruante vendin në formacionin titullar. Ai regjistroi 47 paraqitje në të gjitha garat, me shtatë gola të shënuar dhe shtatë asistime.

të fundit

Ndërhyrje kibernetike në CIA dhe zyrat e inteligjencës, zbulohen të dhëna jokonfidenciale

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në SHBA kanë zbuluar një ndërhyrje kibernetike në…

3 minutes ago

Kërcitja e rripit të motorit: pse duhet shmangur WD-40 dhe si të veprohet saktë

Një zhurmë e vazhdueshme kërcitjeje nga motori mund të jetë shenjë se rripi i transmisionit është konsumuar ose nuk funksionon…

3 minutes ago

Hetime për Spiropalin, bashkëshortin, vëllain dhe dy kunatat!/ Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

Gazetarja Klodiana Lala, ka shpjeguar në emisionin Të Paekspozuarit në Vizion Plus, hetimet e SPAK të cilat mund të fundosin…

11 minutes ago

Tripletë nga Cristian Shpendi, ylli i Kombëtares shkëlqen në suksesin me “5 yje” të Cesenës

Cristian ShpendiTre gola të cilat e çojnë në kuotën e 12-tëve sezonalë [...]Read More...

15 minutes ago

Rikuperimi i plotë i yllit të PSG-së mund të zgjasë deri në tre vjet

Desire Doue do të përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin…

21 minutes ago

Evisa Pacolli përfaqëson Kosovën në finalen e 75-të të Miss Universe në Porto Riko

Evisa Pacolli përfaqëson Kosovën në edicionin e 75-të të Miss Universe, finalja e të cilit mbahet më 24 nëntor në…

29 minutes ago