Newcastle mund të detyrohet të shesë njërin nga yjet e ekipit, Barcelona gati ta “rrëmbejë” atë

Newcastle United mund të detyrohet ta shesë yllin e tyre Bruno Guimaraes këtë verë, ka raportuar mediumi spanjoll Mundo Deportivo.

Guimaraes ka qenë një lojtar që është ndjekur për një kohë të gjatë nga drejtori sportiv i Barcelonës, Deco.

Sidoqoftë, çmimi i tij i lartë ka qenë i papërballueshëm për blaugranasit, andaj transferimi i tij në Kataluni nuk ka qenë i mundur.

Mirëpo, gjërat tashmë kanë marrë një kthesë tjetër pasi Newcastle janë duke u përballur me probleme të ‘Fair-play financiar’ dhe mund të detyrohen të shesin yje të ekipit për të balancuar të ardhurat.

Njëri nga lojtarët që mund të bëhet ‘viktimë’ e kësaj situate tek klubi anglez, është edhe Bruno Guimaraes.

Mesfushori brazilian ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, por ai do dëshironte që Newcastle të pranonte një ofertë më të vogël në mënyrë që ai të largohet.

Si një agjent, Deco e ndihmoi Barcelonën që të transferojë një tjetër lojtar brazilian. Bëhet fjalë për Raphinhan i cili u transferua nga Leedsi dhe e njëjta mund të ndodhë tani edhe me Guimaraes.

Barcelona gjithashtu ka problemet e veta sa i përket anës financiare, për shkak të rregullave strikte të La Ligas, por ata do mund ta përballonin transferimin e Brunos, në rast se në marrëveshje përfshihet edhe shkëmbimi i lojtarëve.

26-vjeçari ka shkëlqyer sezonin e kaluar për Neëcastlen, duke i ndihmuar ata të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve, për herë të parë pas dy dekadave./Telegrafi/


Shtuar 12.01.2024 21:54