Nevil Dede është vlerësuar si “Trajneri i muajit” për tetorin nga Drejtoria Teknike e FSHF-së. Në një intervistë për kanalin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit, ai foli për dëshirën për të mbrojtur titullin, duke pranuar njëkohësisht se gara është mjaft e fortë.
Faza e parë e kampionatit përfundoi. Si i përjetoi Egnatia këto nëntë javë?
None found
Këtë sezon kampionati është shumë konkurrues dhe i fortë. Na është dashur të bëjmë shumë përpjekje për t’u rikthyer në pozicionin ku synojmë të jemi.
Nuk duhet të harrojmë se përballë kemi ekipe të forta si Teuta dhe Dinamo, ndërsa ka edhe skuadra të tjera që ende nuk e kanë treguar potencialin. Mendoj se “Abissnet Superiore” do të jetë e luftuar dhe se këtë vit tifozët do të shohin futboll të bukur, të kënaqshëm për nivelin tonë.
Si e pritët vlerësimin si trajneri më i mirë i tetorit?
Ky çmim është nder për mua dhe jam shumë mirënjohës për vlerësimin. Dua të falënderoj futbollistët për angazhimin dhe punën e përditshme, si në stërvitje, ashtu edhe gjatë ndeshjeve. Falë tyre po ecim përpara dhe po arrijmë këtu ku jemi. Merita u takon vetëm lojtarëve.
Vlerësoj gjithashtu klubin Egnatia për mbështetjen dhe bashkëpunimin e mirë. Shpresoj të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe frymë pozitive, jo vetëm për rezultatet, por veçanërisht për lojën. Uroj që të mos kemi dëmtime të tjera si ai i Sotës dje dhe që ai të shërohet sa më shpejt.
Si po e përjetoni pjesëmarrjen në Conference League?
Do të jem i sinqertë: unë dhe djemtë po e shijojmë këtë periudhë. Besoj se edhe shqiptarët që e duan futbollin po e përjetojnë me kënaqësi. Fillimisht ia dolëm të realizonim synimin tonë, që ishte kualifikimi në grupet e Conference League.
Tani po fitojmë pikë, por përtej tyre, më gëzon fakti se luajmë futboll ndaj çdo kundërshtari dhe në çdo stadium europian ku na çon gara. Jam krenar për djemtë dhe për mënyrën si po përpiqen të luajnë së bashku me mua.
Shpresojmë të bëhemi më të mirë çdo ditë. Motoja jonë është të arrijmë versionin tonë më të mirë në çdo ditë dhe në çdo ndeshje.
Italia u përfshi këtë të premte nga protesta masive në 70 qytete, në kuadër të një greve të përgjithshme 24-orëshe…
6.3 miliardë dollarë i janë grabitur gjigandit të kriptomonedhave Binance pas një sulmi kibernetik. [...]Read More...
Portieri i kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez, ka zbuluar se nuk mund ta përkulë plotësisht gishtin unazor të dorës së…
Izraeli përballet me një periudhë pasigurie politike pas zgjedhjeve parlamentare, pasi as kryeministri Benjamin Netanyahu dhe as opozita e drejtuar…
Yair Netanyahu, djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka shkaktuar reagime me deklaratat e tij kundër arabëve që jetojnë në…
Regjimi taleban në Afganistan ka urdhëruar ndalimin e transplanteve të kornesë në spitale, duke i cilësuar këto ndërhyrje si në…