sport

“Nëse luan me djemtë, do të të rrah”, “Topi i Artë” për femra rrëfen fillimet e saj

Megi Doçi u shpall fituesja e “Topit të Artë” për vitin 2021. Golashënuesja e njohur ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu fillimet e saj si sportiste. Historia e saj është vërtetë unike. Lindi në një fshat të Burrelit dhe që kur ishte fëmijë filloi të merrej me sport.

Por nuk e kishte menduar kurrë se do të bëhej emri më i lakuar sa i përket futbollit të femrave në Shqipëri. Ajo tregoi se deri në moshën 12 vjeçare, ka qëndruar në fshatin e saj të lindjes dhe ka luajtur futboll me shokët e shkollës por rrugëtimi i saj nisi kur mori vesh se ishte hapur një ekip vetëm për vajza në kryeqytet.

Të lidhura

None found

Motivimi i sa më i madh ka qenë Cristiano Ronaldo dhe se shpreson që një ditë ta takojë. “E kam nisur në fshat, nisi me babin i cili ishte personi që ma futi në gjak futbollin. Më merrte gjithmonë për të parë ndeshjet, ai ishte tifoz i zjarrtë, kisha dy vëllezërit dhe ziheshim se babi donte të më merrte mua me vete.

Ishte e vështirë se në atë kohë nuk kishte TV shumë dhe shkonim 40 minuta në këmbë. Mu fut në zemër, doja që gjithçka që shikoja në televizor ta bëja nesër në shtëpi. Mami e kishte problem, tani është krenare, ka pasur shumë sakrifica. Mentalitetin e kam vuajtur shumë se si mund të luajë një femër futboll.

Mami më thoshte se mos të të shikoj duke luajtur me çunat se do të të mbys. Pastaj duke vazhduar në klasën e tetë, kam ardhur në Tiranë për të ndjekur ëndrrën time. Burri i tezes ishte motivi kryesor për të ndjekur ëndrrën time. Më tha se është hapur një ekip futbolli femrash dhe në atë moment nuk pyeta dy herë.”, tha ajo. /albeu.com

të fundit

Roberto Martínez mbyll aventurën me Portugalinë, Jorge Jesus drejt stolit luzitan

Roberto Martinez nuk është më përzgjedhës i Kombëtares së Portugalisë. Eliminimi nga Spanja në raundin e 16-të të Kupës së…

10 minutes ago

Rooney sulmon FIFA-n për çështjen Balogun: Turp absolut, Infantino duhet të ndihet i turpëruar

Legjenda e Manchester United dhe e Anglisë, Wayne Rooney, ka kritikuar ashpër vendimin e FIFA-s për të shtyrë pezullimin e…

28 minutes ago

SHBA-Belgjikë për një vend në çerekfinale, ja formacionet zyrtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Belgjika do të përballen në raundin e 16-të të Kupës së Botës, në një…

2 hours ago

VIDEO/ Ronaldo në lot pas humbjes së Portugalisë, Spanja kalon në çerekfinale

Spanja është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Portugalinë me rezultat 1-0 në Dallas. Goli vendimtar u…

3 hours ago

Histori në Kupën e Botës 2026: Çerekfinalet pa Brazilin, Gjermaninë dhe Italinë

Çerekfinalet e Kupës së Botës 2026 do të hyjnë në histori për një arsye krejtësisht të papritur. Për herë të…

3 hours ago

“Rama, guarantor of the dirtiest interests” / Arlind Qori: He is stuck in the 2000s, but facing a European youth

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se Edi Rama…

3 hours ago