Interi do të luajë përballë Liverpool në “Anfield”, sfidën e kthimit të Champions League, me takimin e parë që ka përfunduar 2-0.
Sipas “Internews.it”, një sfidë tepër e vështirë për zikaltërit e Inzaghit, duel që vlen çerekfinalet e Champions League. Një moment historik që ndërthur prestigjin dhe paratë, duke qenë se kualifikimi sipas vlerësimeve të “Calcio d Finanza”, do t’i sillte të ardhurat Nerazzurrëve në minimumin 75.41 milionë euro.
Klubi zikaltër , nënvizon faqja e specializuar, tashmë ka siguruar 15.64 milionë për pjesëmarrjes dhe 15.9 milionë të renditjes dhjetëvjeçare/historike. Shifra të cilave u shtohen bonuset për rezultatet në fazën e grupeve 9,97 milionë euro, duke marrë parasysh edhe aksionet e rishpërndara për shortet, si dhe çmimi për fitoren e 1/16-tës, i barabartë me 9,6 milionë euro.
Një pjesë, shpërndahet në bazë të numrit të ndeshjeve të luajtura në kompeticion dhe, duke supozuar një ulje në çerekfinale, shuma minimale e grumbulluar do të ishte 13.7 milionë euro, krahas bonusit prej 10.6 milionë euro./ h.ll/albeu.com