Pas fitores dramatike 1-0 të Real Madridit ndaj Villarrealit në Santiago Bernabeu, Jose Mourinho vendosi të mos paraqitej para gazetarëve.
None found
Mediumi “El Mundo” raporton se trajneri portugez druhej se komentet për gjykimin mund t’i sillnin pezullim në dy ndeshjet e ardhshme të La Ligës, kundër Sevillas dhe Barcelonës.
Gazetarët e pritën në sallën e konferencave të Santiago Bernabeut për deklaratat e zakonshme pas ndeshjes, por Mourinho nuk u shfaq.
Mungesa e tij erdhi pas një pjese të dytë të tensionuar, të shoqëruar me polemika për vendimet e arbitrit. Vinicius Junior mori karton të kuq për sjellje të dhunshme, pas një incidenti ku, sipas raportimeve, i tërhoqi flokët kundërshtarit jashtë aksionit të lojës.
Real Madridi pritet ta çojë më tej çështjen, pasi synon të paraqesë ankesë zyrtare për gjykimin në këtë ndeshje.
Për të mos bërë deklarata që mund të interpretoheshin si kritika ndaj arbitrave dhe të sillnin masa disiplinore, Mourinho zgjodhi të mos fliste.
Mundësia për të drejtuar skuadrën nga stoli në ndeshjet e radhës ka rëndësi të veçantë për portugezin: Real Madridi do të luajë fillimisht me Sevillan e më pas me Barcelonën, në një prej përballjeve më të mëdha të futbollit spanjoll.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Sferkë të Pejës,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare GERMIN, me të cilët ka diskutuar për…
Zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka reaguar pas vizitës familjare të Jakup Krasniqit në…
Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në repartin e kujdesit intensiv në një spital në Brasilia, pasi ka zhvilluar…
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…
Ronald Araujo nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te Barcelona, pavarësisht se është përshtatur mirë te Liverpooli, ku po…