Të martën rikthehen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ku vëmendjen kryesore e merr dueli mes Real Madridit dhe Interit. Takimi do të luhet në orën 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Para kësaj përballjeje, Jose Mourinho mori lajmin se nuk do të ketë në dispozicion tre futbollistë. Ndërkohë, të premten, Real Madridi pësoi humbjen e parë pas rikthimit të portugezit në stolin e skuadrës, duke u mposhtur nga Raal Betisi.
None found
Gjatë konferencës për shtyp, Mourinho u shfaq i tensionuar dhe një prej pyetjeve të gazetarëve shkaktoi një reagim të ashpër prej tij.
“Ju keni deklaruar se disa ish-futbollistë nuk zotërojnë përvojën e nevojshme për të drejtuar ekipet më të mira”, i tha gazetari trajnerit të Real Madridit.
“Disa janë të mirë, disa të tjerë jo. Chivu është i mirë sepse fiton”, u përgjigj Mourinho, duke folur për trajnerin e Interit, Cristian Chivun.
Më pas, gazetari e pyeti nëse Mourinho kishte komunikuar me Chivun përpara ndeshjes.
Pyetja e acaroi menjëherë trajnerin portugez.
“Po ti, kë ke telefonuar? Nënën, babanë, të dashurën apo miqtë e tu? Kë ke marrë në telefon? Dua të di kë ke telefonuar”, deklaroi Mourinho me ironi.
Gazetari u përpoq të sqaronte se synonte të kuptonte nëse trajneri madrilen e kishte zgjidhur situatën me Chivun.
“Çfarë duhej të sqaroja? Nuk ka asgjë për t’u sqaruar”, u përgjigj Mourinho, duke i dhënë fund debatit.
Ky shkëmbim i shkurtër pasqyroi edhe një herë temperamentin e Jose Mourinhos në konferencat për shtyp, veçanërisht përpara një ndeshjeje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…
Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…
Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…
Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…