Nëna e portierit të Cape Verde, Vozinha, do të ketë mundësinë të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara për ta parë nga stadiumi djalin e saj në Kupën e Botës. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga udhëheqësi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Hakeem Jeffries, pasi pamundësia ekonomike e kishte penguar të merrte pjesë në barazimin historik ndaj Spanjës më herët gjatë javës.
Sipas rregullave që kishin qenë në fuqi, Cape Verde përfshihej në listën e vendeve qytetarët e të cilave duhej të paguanin, krahas tarifës së vizës, edhe një garanci të kthyeshme prej 15,000 dollarësh për të hyrë në SHBA.
None found
Muajin e kaluar, administrata e Trump e anuloi këtë detyrim për personat që mbanin bileta të Kupës së Botës, por deri në atë moment shpenzimet e larta kishin bërë që Ana Candida Evora, nëna e portierit 40-vjeçar, të mos arrinte të udhëtonte.
Jeffries deklaroi se tarifat e vizës tashmë janë hequr dhe se Evora do të jetë në gjendje të ndjekë nga afër ndeshjen e ardhshme të Cape Verde kundër Uruguait, që zhvillohet të dielën në Miami.
Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si edhe për Departamentin Amerikan të Shtetit për bashkëpunimin.
Vozinha, 40 vjeç, konsiderohet një prej futbollistëve më të dashur në Cape Verde dhe prej 13 vitesh mban rolin e portierit titullar.
Në këtë Botëror ai është kthyer në një nga befasitë më të mëdha, duke ndihmuar përfaqësuesen e tij të sigurojë pikën e parë historike dhe duke tërhequr miliona ndjekës të rinj në rrjetet sociale.
Ish-vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Zekaj, janë ndaluar për 48 orë në lidhje me…
Komuna e Çairit ka dalë me reagim, për siç thotë, SMS porosive që thuhet se kanë arritur në telefonat e…
Me ftesën e kryetarit të Parlamentit Kroat, Gordan Jandrokoviq, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, qëndron për vizitë zyrtare kthimi në…
Arabia Saudite mund të shkaktojë përsëri ndryshime të mëdha në tregun e futbollit. Klubet po përgatiten për një valë të…
Bayern Munich po shqyrton mundësinë e rikthimit të Eric-Maxim Choupo-Motingut në klub, raporton mediumi gjerman Sky.Sipas këtij raportimi, drejtuesit e…
Katër persona të tjerë janë arrestuar, në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës, raportojnë mediat…