Nejmar merr lajmin e keq pas rikthimit në stërvitje

Nejmar po përjeton një makth të vërtetë, sa u përket dëmtimeve. Diten e djeshme, klubi i Santos raportoi se sulmuesi brazilian la stërvitjen të enjten, për shkak të dhimbjeve që kishte në kofshën e djathtë.

Nejmar iu nënshtrua ekzaminimeve dhe rezultoi që ka dëmtim muskulor. Tashmë për të ka filluar periudha e rikuperimit.

33-vjeçari i ka vuajtur jashtëzakonisht shumë dëmtimet në vitet e fundit. Dhe sidomos në Brazil po bëhen mjaft shqetësuese, ndërsa jep kontributin e tij prej 6 muajsh.


Shtuar 20.09.2025 13:13