Në rrjet shfaqen dokumentet e legjendës ukrainase si spiun i Putinit (FOTO LAJM)

Anatoli Timoshçuk është vënë në qendër të mediave ukrainase, pasi ish-fituesi i Champions-it me Bajernin në vitin 2013. Por tanimë ai është kthyer në një njeri të urryer në vendin e tij.

Nëpër rrjet kanë qarkulluar një sërë dokumentesh, në të cilat tregohet se Timoshuk ka qenë një agjent i shërbimeve sekrete ruse që nga viti 2012. Në dokumentet lexohet:

“Unë, Anatoli Timoshçuk pasi u bashkova shërbimit në Ministrinë e Brendshme, betohem për besnikëri ndaj popullit të Federatës ruse. Betohem që do tu bindem rregullave dhe ligjeve të shtetit, të respektojë gjithashtu dhe të drejtat e njerëzve. BETOHEM që të jem vigjilent dhe të ruajë sekretet e shtetit.”, shkruhej në një prej dokumenteve.