Në rënie të dukshme, Armando Broja humbet dy milionë euro

“Transfermarkt” është i specializuar për vlerësimet e lojtarëve në treg. Këtë muaj ranë në sy rritjet e Anis Mehmetit dhe Ernest Muçit, respektivisht me 14 dhe 11 milionë euro. Sëf fundmi është publikuar vlera e përditësuar për Brojën.

Bie në sy sulmuesi i Kombëtares ka humbur dy milionë euro të tjera. Tashmë është në kuotën 8 milionë euro, dhe renditet i pesti nga lojtarët e Kombëtares. Vendi i tij qëndron pas Mehmetit, Asllanit, Muçit dhe Dakut.

Për Brojën është vlerësimi më i ulët, që pas moshës 19-vjeçare. Në dhjetorin e vitit 2021, ndërsa luante me Sauthempton, vlera e tij kapërceu në 9 milionë euro. Ajo periudhë kujtohet me nostalgji, pasi bënte mjaft mirë në Premier Ligë.


Shtuar 9.03.2026 16:08