“Ne po e presim këtë ndeshje jo vetëm për shkak të Robertit”, Nagelsmann dhe Muller në ndeshjen e ardhshme kundër Barcelonës

Barcelona dhe Bayern janë gati të takohen në ndeshjen e javës së dytë të fazës së grupeve të Champions League, ndeshja mes tyre do të zhvillohet javën e ardhshme, më 13 shtator.

Dje të dy klubet luajtën ndeshjet e tyre të para në Champions League. Katalanasit mundën 5-1 Viktoria Plzen dhe skuadra e gjermane mundi Interin 2-0.

Ndeshja mes dy skuadrave do të ketë shumë vëmendje tek ata pasi takimet e tyre të fundit kokë më kokë përfunduan në katastrofë për Barçën dhe Robert Lewandowski do të luajë kundër klubit ku ai kaloi 8 sezone.

Pasi mposhti Interin, trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann u pyet se çfarë mendonte për ndeshjen e ardhshme.

Ai u përgjigj:

“Mezi pres të takoj Lewandowskin. Do të jetë një ndeshje emocionuese. E nisën shumë mirë kampionatin. Sa i përket Levit, nuk kemi nevojë ta analizojmë shumë. Lojtarët tanë tashmë e dinë se sa i mirë është ai”.

Një pyetje e ngjashme iu drejtua edhe mesfushorit të Bayern Munichut, Thomas Müller.
Ai pranoi se mezi e pret këtë ndeshje:

“Barcelona”? Ne e presim me padurim këtë lojë, jo vetëm për shkak të Robertit, por edhe sepse është gjithmonë e mrekullueshme të luash kundër Barçës.

Sidomos pasi të dyja skuadrat kanë filluar këtë sezon, sigurisht që është ndeshja më e mirë në grupin tonë”. /albeu.com/


Shtuar 8.09.2022 17:51