Në Itali janë të bindur, Ismajli ka luajtur ndeshjen e fundit me Empolin

Ardian Ismajli ka luajtur ndeshjen e fundit me Empolin në humbjen që pësoi në shtëpi përballë Veronës.

Mbrojtësit shqiptar, të cilit i skadon kontrata me ekipin në fjalë në fund të këtij muaji, duket se në javët në vazhdim do të gjejë një skuadër të re.

Sipas medieve italiane Ismjali ka vendosur të mos vazhdojë karrierën me Empolin tre muaj më parë kur refuzoi ofertën që i kishte bërë klubi për të rinovuar deri në 2028-ën.

Për shqiptarin gjatë merkatos së dimrit interes të fortë shfaqi ekipi i Napolit, i cili është në kërkim të një mbrojtësi.


Shtuar 28.05.2025 10:56