sport

Në Angli “mahniten” nga Armando Broja

Armando Broja me paraqitjet e tij i ka bërë të gjithë të flasin për të.

Javë pas jave mediat i kushtojnë vëmendje talentit kuq e zi duke treguar për paraqitjet e tij edhe pse në një moshë shumë të re.

Të lidhura

None found

Sulmuesi kuq e zi është kthyer në lojtarin e momentit te skuadra e Southampton, në Premier League.

Me statistikat e arritura Broja ka bërë që të gjithë të “dashurohen” nga magjitë që ai tregon shpesh në fushën e lojës, duke marrë vlerësimet e të pranishmëve.

“Breakingthelines” është media e cila këtë herë ka analizuar Brojën dhe të gjitha veçoritë e tij, tekniko-taktike. Raportohet në artikull se çelësi i suksesit të talentit kuq e zi është shkolla nga doli, me Cobham, për më tepër që e quan si një laborator që nxjerrë lojtarë jo normalë dhe të klasit të lartë për Chelsean.

“Mund të thuhet shumë për Cobham. Për ata që nuk e dinë se çfarë është Cobham, është një laborator sekret diku në Londrën Perëndimore që nxjerr futbollistë të nivelit elitar dhe që duken jo normal. Megjithatë, me gjithë seriozitetin, lavdërimet nuk mund të shkojnë në një drejtim të vetëm. Stafi stërvitor, infrastruktura, klubi dhe vetë lojtarët meritojnë të gjithë lëvdata të barabarta.

Linja e gjatë e lojtarëve të Cobham që ka shpërthyer në skenën e Premier League është mjaft e madhe. Fituesit e Ligës së Kampionëve të Mason Mount, Reece James, Callum Hudson-Odoi, Tammy Abraham dhe Andreas Christensen janë më të famshmit në qarqet e Chelsea.

Si përfundim, nëse Armando Broja luan më shpesh në Premier League, nuk ka dyshim se ai do të tregojë përmirësim ndeshje pas ndeshje. Të bësh gol 3 herë në 480 minuta dhe të jesh 19-vjeç nuk është diçka e vogël. Ndërsa kimia organike e Southampton-it përmirësohet, po ashtu do të përmirësohet edhe prodhimi i Brojës. Mbani një sy për të, në fund të fundit, do të ishte marrëzi të dyshonit te Cobham”, shkruhet mes të tjerash në artikull.

Sulmuesi shqiptar do të zbres me shumë mundësi në fushë kundër Arsenalit ditën e sotme, ndërsa ka arritur të shënojë në 3 ndeshje nga 4 të mundshmet ku e ka nisur si titullar.

të fundit

Konfirmohet gjetja e mbetjeve mortore në lokacionin e tretë në Zubin Potok

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke…

29 seconds ago

Bruno Guimaraes drejt Arsenalit, zyrtarizimi i transferimit pritet të premten

Arsenali pritet të zyrtarizojë të premten transferimin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes nga Newcastle United, raporton AS.Sipas mediumit spanjoll, marrëveshja…

5 minutes ago

Kurti and Abdixhiku Fail to Reach Political Agreement, LVV and LDK Announce Next Steps

Lumir Abdixhiku sapo ka arritur në zyret e Kuvendit të Kosovës. Kreu i LDK-së do të zhvillojë takimin e radhës…

10 minutes ago

Kurti After Talks With Abdixhiku: Concrete Ambitions Do Not Match the Election Result

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që pati me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar…

10 minutes ago

Abdixhiku Calls for Kosovo Assembly to Be Constituted Without Delay

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë konstituimin…

11 minutes ago

Kurti-Abdixhiku Meeting Ends Without Agreement, LDK Seeks Right to Nominate President

Lumir Abdixhiku sapo ka arritur në zyret e Kuvendit të Kosovës. Kreu i LDK-së do të zhvillojë takimin e radhës…

11 minutes ago