Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka pranuar se si shumë prej tifozëve të tyre këtë sezon, ai e humb durimin me skuadrën Blaugrana.
Kundër Unionistas, Barcelona përfundimisht doli fituese 1-3, pasi triumfoi me rikthim. Megjithatë, pak ishin të bindur nga performanca e tyre përsëri.
“Për çudi kemi luajtur mirë, por ndonjëherë duhet të luajmë më mirë, ndonjëherë dëshpërohem sepse nuk bëjmë atë që duhet të bëjmë. Kur them se jemi në ndërtim e sipër, kjo është ajo që dua të them, që ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë çdo herë”, ka thënë fillimisht Xavi për Mundo Deportivo.
Xavi pranoi se skuadra e tij do të lejojë gjithmonë mundësi, por ai ishte i qartë se disa nga shanset që po lejonin ishin të shmangshme.
“Është e pamundur që kundërshtari të mos krijojë asgjë, për shkak të mënyrës se si ne luajmë, ata do të kenë gjithmonë tre ose katër, por është e vërtetë që duhet të jesh më agresiv”.
“Ka disa që duhet të ndalojmë. Ne duhej të përputheshim me agresivitetin e tyre, guximin, shpirtin dhe në disa raste na mungonte”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Real Betis i pret ata në Benito Villamarin të dielën në mbrëmje, në atë që me siguri do të jetë një ndeshje e fortë dhe një provë e ashpër e reagimit të tyre ndaj humbjes në El Clasico të dielën e kaluar. /Telegrafi/