Ndodhi para ndeshjes me Shqipërinë, gruaja i njofton divorcin lojtarit suedez

Bashkëshortja e yllit të Suedisë Emil Forsberg ka njoftuar se ka shpallur divorcin me futbollistin.

Ajo e njoftoi përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram vetëm disa orë para ndeshjes Suedi-Shqipëri.

Emil Forsberg është një nga titullarët e Suedisë në ndeshjen e luajtur kundër Shqipërisë ku fituan 1-0.

Por edhe pse në fushë po kor sukses, jeta private e 32-vjeçarit nuk po shkon edhe aq mirë.

Krisja mes çiftit të cilët njiheshin që në shkollë të mesme, thuhet se ka nisur në momentin që futbollisti i kombëtares së Suedisë, Emil Forsberg u transferua te Nju Jork RedBulls në MLS.

“Rrugët tona do të ndahen. Fjalë të cilat nuk mendoja se do t’i thosha pas dy fëmijëve dhe 19 viteve bashkë.

Argumenti im më i madh janë fëmijët dhe po, edhe ata duan të dinë sa vlejnë ashtu si unë. Neglizhenca nuk është dashuri”, – shkruante mes të tjerave në postimin e saj Shanga.

“Ne lexonim dhe shihnim në gazeta që po bëjë mirë dhe po i gëzoheshe çdo momenti, gjithashtu kishe edhe plane për të ardhmen. Ne nuk dinim asgjë. Reporterët nuk kishin si ta dinin që ti po flisje më shumë me ta se sa me familjen tënde në javët e fundit”,

Nga reagimi i saj, duket se Shanag ka mbetur shumë e lënduar pasi dhe reagimin e mbyll me një fjali të tillë: “shpresoj që të mos të mbetet peng që jeta jote e re në Nju Jork, ia vlente për divorcin si dhe mënyrën se si trajtove fëmijët e tu dhe nënën e tyre”.


Shtuar 27.03.2024 19:20