Ndeshjet e fundit për vitin 2023 në kategorinë superiore

Superiorja do luajë javën e ardhshme ndeshjet e fundit për këtë vit kalendarik. Kampionati shqiptar do pësojë ndryshime nga sa kemi parë javët e fundit, pasi do luhet në tri ditë.

Kështu siparin do e çelin dy ndeshje në 17:00. Teuta dhe Dinamo City në “Niko Dovana”, bashkë me Vllaznia – Skënderbeu në “Loro Boriçi”. Të dyja këto ndeshje do zhvillohen të premten, më 22 dhjetor. Një ditë më vonë, Laçi do presë Kukësin në stadiumin e Laçit. Sfidë kjo që do nisë në 13:30.

E diela është e rezervuar për supersfidën Egnatia – Tirana, që fillon në orën 13:30. Partizani dhe Erzeni do mbyllin në orën 17:00 ndeshjen e fundit për javën e 18. Në “Arenën e Demave” mbyllet dhe viti 2023 për futbollin shqiptar.

E premte:

Teuta – Dinamo, ora 17:00

Vllaznia – Skënderbeu, ora 17:00

E shtunë:

Laçi – Kukësi, ora 13:30

E diel:

Egnatia – Tirana, ora 13:30

Partizani – Erzeni, ora 17:00

/Newsport.al/


Shtuar 18.12.2023 08:03