Ndeshja Shqipëri-Angli/ Tifozët kuq e zi ndezin amosferën në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga fillimi i ndeshjes Shqipëri-Angli, që pritet të mbahet në Stadiumin “Air Albania”, tifozët kuz e zi kanë nisur festën në rrugët e Tiranës.

Siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme tifozët festojnë me këngë patriotike, ndërsa nuk kanë munguar edhe flakadanët.

 

 

“Air Albania” do të jetë e mbushur në kapacitet të plotë, siç ka njoftuar edhe Federata Shqiptare, pasi janë shitur të gjitha biletat.

Kombëtarja shqiptare, do të përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit.

Trajneri Silvinjo është i kushtuar nga kartonët, pasi pesë lojtarë rrezikojnë të mungojnë në “play off” në rast ndëshkimi.