Ndeshja në Champions, Tuchel: Nëse nuk kemi më çfarë të udhëtojmë drejt Francës, do iki me makinë 7-vendëshe

 Pas sanksioneve të Roman Abramovich, Chelsea vazhdon të ketë probleme nga ana ekonomike.

Një ndër problemet është se ekipi nuk ka mundësi të mbushi autobusin e tyre me karburatn, pasi i janë pezulluar përkohësisht kartat e kreditit.

Probleme akoma më i madh është udhëtimi i ekipit jashtë Anglisë, kur gjatë kësaj jave ata do të luajnë ndeshjen e dytë  të raundit 1/16 të Champions ndaj Lille në Francë.

Lidhur me këtë të fundit, trajneri i Chelsea ka deklaruar se ata tashmë e kanë një avion me të cilin do të udhëtojnë, por nëse nuk do ta kishin ai do të udhëtonte me makinë personale.

“Informacioni im i fundit është se ne kemi një aeroplan për të udhëtuar në Lille, nëse nuk e kemi shkojmë me tren, nëse jo atëherë me autobus.

Nëse jo atëherë unë udhëtoj me një makinë 7-vendëshe”, ishin fjalët e Tuchel në lidhje me udhëtimin e tyre në Francë. /albeu.com