sport

Ndeshja me Juventusin nuk është vendimtare, trajneri i Interit bën deklaratën e forte para përballjes në fushë

Nesër është një ndeshje me një rëndësi jo të vogël, për të përdorur një eufemizëm, për Interin, megjithatë një pjesë e madhe e konferencës së para-ndeshjes së Cristian Chivu përqendrohet, për shkak të një pyetjeje nga salla e shtypit, te polemikat për gjyqtarët: “Futbolli italian dhe ne të gjithë duhet të përmirësohemi në shumë gjëra, por jo në planin e arbitrimit; pastaj sigurisht që edhe ata, si të gjithë, mund të bëjnë më mirë. Problemi nuk janë gjyqtarët: nëse Italia nuk shkon në Botëror prej 11 vitesh, është faji i gjyqtarëve? Flasim gjithmonë për të njëjtat gjëra edhe pas ardhjes së Var-it, gjithmonë ankohemi kundër skuadrës sonë. Kur do të shoh një trajner të thotë: gjyqtari më ka favorizuar…”. Dhe më pas, për ‘frikën’ nga ndikime të mundshme për shkak të protestave të një klubi: “Nuk kam frikë nga asgjë, nuk shoh fantazma. Jam zgjedhur për të gjetur zgjidhje, jo për t’u ankuar”.

Kalojmë te Derby d’Italia: “Juventus është përmirësuar shumë me Luciano Spallettin, ai i ka dhënë një identitet në pak kohë. Kjo është një ndeshje ku gjen disa stimuj më shumë, një përballje e rëndësishme jo vetëm në Itali, por sfida e vërtetë është të gjesh motivim edhe kundër skuadrave më të dobëta në letër. Duhet të jemi gati si gjithmonë, duke pranuar edhe që nuk do ta kemi gjithmonë dominimin e lojës”. Pastaj një batutë për faktin që Spalletti nuk flet në konferencë: “Unë kam kërkuar që të vinte Lautaro (qesh, shën. red.). Një zgjedhje që do ta ndaja me kënaqësi, të flasësh çdo tre ditë nuk është e lehtë”.

Të lidhura

None found

Duke fituar, do të ishte kthesa vendimtare për titullin? Chivu nuk e sheh kështu: “Kanë mbetur 14 ndeshje, në këtë moment një rezultat nuk bën aq shumë diferencë, përveç në nivel moral dhe mendor. Kampionati është ende i gjatë”.

Konfirmohen lajmet e mira nga stërvitjet e fundit: “Nicolò Barella dhe Hakan Çalhanoğlu janë në dispozicion”. Një përkëdhelje për Marcus Thuram: “Historia e familjes së tij është shumë e bukur, pavarësisht rivalitetit është normale që të qeshë me vëllanë sepse e do. Unë i kërkoj vetëm të jetë më egoist para portës”. Për momentin e skuadrës, që u ringrit pikërisht pas 3-4 të ndeshjes së parë: “Merita është e djemve, nxorën në pah krenarinë dhe jemi rritur pak nga pak. Kam kërkuar të mos shohim kurrë renditjen, është e rëndësishme ekuilibri dhe të kemi më shumë respekt për veten: kështu nuk hyn mendjemadhësia kur përballesh me të voglat dhe nuk tejkalon limitet kur përballesh me të mëdhatë”.

Në fund, komplimente për Federica Brignone: “Është një model, dhe ne të futbollit duhet të mësojmë diçka. Shpesh gjykohemi vetëm për rezultatet, por është e drejtë vetëm deri në një pikë. Historia e Brignone është e bukur, askush nuk besonte përveç saj: janë gjëra prekëse”.

të fundit

Gjini publikon të dhënat e BQK-së: Borxhet e familjeve rriten ndjeshëm, si po përballen qytetarët me koston e jetesës?

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjeshme të kredive të ekonomive familjare në Kosovë dhe…

5 minutes ago

Policia e Kukësit mohon rrëmbimin në pyll: Konflikt fizik, në kërkim xhaxha e nipi që dhunuan të riun dhe i dëmtuan makinën

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës ka reaguar pas lajmit të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohej se një i ri…

7 minutes ago

Conte: “Kush ka frikë nga metodat e mia, ka frikë nga fitoret” – kritika të ashpra për Man Utd pas zgjedhjes së Pochettinos

Antonio Conte ka kritikuar Manchester Unitedin pas vendimit të klubit anglez për të emëruar Mauricio Pochettinon si trajner të ri…

8 minutes ago

Aldo Gjini, i përfshirë në grupin e Rrajave, transferohet në regjimin e posaçëm 41 BIS

Aldo Gjini, një prej personave të akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të Rrajave të Fushë-Krujës, është transferuar…

10 minutes ago

EULEX hedh poshtë pretendimet se policët e tij u kanë drejtuar armët familjarëve të Jakup Krasniqit

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) reagoi pas raportimit në disa media se pjesëtarët e…

16 minutes ago

Një makinë elektrike regjistroi 868 tentativa parkimi brenda një nate

Një veturë elektrike tentoi të parkohej plot 868 herë gjatë një nate, përpara se të arrinte të ndalej.Ngjarja e pazakontë…

22 minutes ago