Ndeshja me Barcelonën, Muller: Mane ka 10 ditë që më thotë të mos ia pasoj topin Levas

Ditën e nesërme Champions League na rezervon  një super ndeshje, atë mes Bayern Munich dhe Barcelonës, me skuadrat që këtë sezon vijnë ndryshe dhe premtojnë akoma  më shumë spektakël.

Padyshim që e gjithë vëmendja në këtë ndeshje do të jetë te Robert Leëandoëski, pikërisht ai që deri një vit më parë ishte idhulli i tifozerisë “bavareze” dhe një prej lojtarëve që u shënoi disa gola Barcelonës, ndërsa nesër do të jetë në anën e kundërt.

Te skuadra e Bayernit ai padyshim vazhdon të ketë shumë miq, e një prej tyre është Thomas Muller.

Pikërisht lojtari gjerman zbuloi me shaka një bisedë që kishte bërë së fundmi me Mane: “Sadio ka bërë shaka me mua në 10 ditët e fundit që të kem kujdes që të mos ia pasoj topin Levas. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë dhe të mos fokusohemi shumë te ai”.

Ashtu si Nagelsmann, Muller paralajmëroi përmirësimin e Barelonës pas merkatos së verës dhe padyshim që gjërat nuk janë më si më parë./albeu.com