Ndeshja e La Liga do të transmentohet LIVE në TikTok

Një risi për transmetimin e ndeshjeve live vjen nga La Liga. Kampionati spanjollë ka vendosur që ndeshja Real Sociedad- Real Betis do të transmetohet live në “Tik Tok”.

deshja e ekipit të Real Sociedad, ku aktivizohet dhe futbollisti me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, do të jetë ndeshja e parë në 5 ligat kryesore europiane që do të transmetohet direkt nëpërmjet këtij aplikacioni.

Pamjet do të mundësohen në kualitetin 4K, dhe në këndvështrim vertikal, risi kjo historike përsa i përket transmetimit të ndeshjeve në platformat e rrjeteve sociale.


Shtuar 8.04.2022 17:46