Categories: sport

Ndeshja e kthimit me Realin, Klopp: Do japim gjithçka, nuk kemi çfarë të humbim

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur para ndeshjes kthyese kundër Real Madridit.

“Reds” do e presin Realin në “Anfield” dhe synojnë përmbysjen, me ndeshjen e parë që përfundoi me rezultat 3 – 1 në të mirë të “Los Blancos”.

Të lidhura

None found

Në konferencë për shtyp, Klopp tha se do bëjnë më të mirë që të fitojnë dhe të kualifikohen tutje.

“Kur je 3-1 në humbje duket sikur ka mbaruar, nënkupton që nuk kemi çfarë të humbim. Rezultati tregon se ishin më të mirë se ne, por ishte vetëm pjesa e parë. Do japim gjithçka”.

“Duhet të krijojmë atmosferën. Do përballemi me shumë probleme dhe pa mbështetës është problem shtesë. Rezultati është problem, kualiteti i kundërshtarëve është problem dhe stadiumi pa tifozë është problem”.

“Do jetë shumë e rëndësishme. Asnjëherë nuk dëshiron të pranosh gola. Nuk mund të injorojmë mbrojtjen sepse do ndëshkohemi. Nuk kam ide nëse ndonjë skuadër në botë mund të ndalojë Realin të krijojë shanse”.

“Duhet të mbrohemi në nivelin tonë më të lartë. Reali mposhti Barcelonën pas nesh, pra janë në moment të mirë”, deklaroi ai.

Përballja zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.

të fundit

VLEN: Festivali “Vera e Ohrit”, thesar i kulturës dhe një urë lidhëse mes popujve

Kultura është një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit dhe dialogut mes popujve, ndërsa ngjarjet si “Vera e Ohrit”…

3 minutes ago

Arsyeja e fshehtë pas paraqitjes së zbehtë të Haalandit kundër Anglisë

Erling Haaland nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë, dhe…

14 minutes ago

Provokim i ri nga ultrasit e Zenitit: Në stadium shpaloset parulla “Kosova është Serbi”

Tifozët e skuadrës ruse Zenit sërish kanë dalë me një baner skandaloz, duke e vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë.Në…

20 minutes ago

Protesta e punonjësve të RTK-së ndërpritet pasi Qeveria akordon 2.2 milionë euro

Federata Sindikale e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar se është pezulluar protesta e paralajmëruar për të hënën në…

21 minutes ago

Dua Lipa i bashkohet protestave të Flamingove/ Media e huaj: Fjalët e saj janë një refren i goditur kundër qeverisë Rama

Media e Brukselit “EUalive”, i ka kushtuar një artikull kritikës publike që bëri Dua Lipa ndaj qeverisë gjatë podcastit me…

22 minutes ago

OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në, BDI-në dhe të Majtën se po sajojnë justifikime përballë zgjedhjeve

LSD, E Majta dhe BDI kanë treguar edhe një herë se nuk duan një Kod të ri Zgjedhor, por një…

28 minutes ago