Sipas Lëvizjes VLEN, trashëgimia kulturore përbën një nga bazat më thelbësore të identitetit dhe të komunikimit ndërmjet kombeve. Ngjarje si festivali “Vera e Ohrit” provojnë se arti zotëron aftësinë unike për t’i afruar njerëzit, tej çdo ndryshimi.
None found
Edicioni i 66-të i këtij festivali prestigjioz ndërkombëtar nisi në mënyrë madhështore me interpretimin e sopranos shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, e përcjellë nga tingujt e Orkestrës së Operës dhe Baletit. Ky çelje i dha një dinjitet të veçantë një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.
Përtej një festivali të thjeshtë, “Vera e Ohrit” mishëron një traditë të gjatë dhe një pasuri që ndërton prej vitesh ura bashkëpunimi mes kulturave, brezave dhe popujve të ndryshëm. Gjatë 40 ditëve të tij, publiku do të ketë mundësinë të shijojë rreth 50 shfaqje artistike që shtrihen në fushat e muzikës klasike, xhazit, baletit dhe teatrit, duke mbledhur në një skenë të përbashkët mbi 700 artistë nga 24 shtete të botës.
VLEN rikonfirmon angazhimin e saj të palëkundur për të çuar përpara kulturën dhe për të përkrahur nismat që nxjerrin në pah vlerat artistike, nxisin dialogun ndërkulturor dhe paraqesin vendin tonë në skenën globale.
Duke uruar që edicioni i 66-të i “Verës së Ohrit” të sjellë emocione të paharrueshme artistike, VLEN shpreh shpresën se ky festival do të shërbejë sërish si një dëshmi e fuqisë së kulturës për të shërbyer si një urë mirëkuptimi dhe bashkërendimi mes popujve.
Liverpooli dhe Evertoni janë ndarë në barazim 1-1 në një përballje interesante të vlefshme për Ligën Premier, ku të dyja…
Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është goditur me plumb gome gjatë protestës…
Ernest MuçiPara disa ditësh, u përfol në media se klubi i Romës shfaqi interesim për transferimin e sulmuesit të Shqipërisë,…
Kush i ka ndjekur protestat që janë zhvilluar në Shqipëri, është e pamundur mos të shohë Agron Jeminin të valvisë…
Ditën e sotme, situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë…
Ditën e sotme, ka pasur tensione në protestë. Protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper…