Jurgen Klopp e pranoi pas ndeshjes se Atalanta e meritoi avancimin në Europa League.
Skuadra italiane siguroi një biletë në gjysmëfinale falë triumfit 0-3 në “Anfield”, ndërkohë që ishte e pamjaftueshme për The Reds fitorja 0-1 në Bergamo.
None found
“U eliminuam në fushën tonë. Atalanta e meritoi kualifikimin. Kur fiton 3-1 pas dy ndeshjeve do të thote se e meriton të kalosh në raundin tjetër.
Më pëlqeu qasja që kishim, por ishte e qartë se duhej të futnim topin në rrjetën kundërshtare. Ishte e vështirë të ruanim ritmin e lartë gjatë 90 minutave.
Ky ishte problemi më i madh, këtu u bë diferenca. Në pjesën e parë Atalanta bëri shumë presing lart. Sigurisht që një gol i dytë do të na kishte ndihmuar shumë…
Jam i zhgënjyer që nuk ia dolëm, por ata e merituan. Le të përqendrohemi te kampionati. Do të japim gjithçka kemi.
Premier League mbetet kampionati më i bukur në botë, edhe pse ligat e tjera kanë përparuar. Por mbetet kampionati më intensiv. Jemi gati të japim gjithçka për të fituar titullin”, deklaroi trajneri gjerman.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…
Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…
Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…