Bayer Leverkuseni ka vazhduar me formë të shkëlqyer në Bundesliga, duke marrë një fitore tjetër të madhe në udhëtim.
‘Farmacuetikët’ kanë triumfuar në udhëtim te Augsburgu me rezultat minimal 0-1, gol që u shënua në minutën 94-të nga Palacios.
Granit Xhaka ishte ndër lojtarët më të mirë në këtë sfidë, duke qenë i pakalueshëm në mesfushën e Leverkusenit.
Sofascore e ka futur mesfushorin shqiptar në formacionin më të mirë të xhiros së 17-të në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.
Përveç ylli kosovar në këtë formacion janë edhe yjet si Matthijs de Ligt, Xavi Simons, Jamal Musiala, Alex Grimaldo apo Jonas Hofmann. /Telegrafi/