sport

Ndër më të mirët e botës, Guardiola kërkon yllin gjerman në Manchester

Prej kohësh tashmë, dihet interesimi i “gjigantëve” arabë të futbollit, për “fantazistin” e mesfushës, së Manchester City, Kevin de Bruyne dhe me “Qytetarët”, që janë të gatshëm, ta lënë të shkojnë belgun, në rast se vjen një ofertë afro 100 milionë euro dhe duket se tekniku Pep Guardiola, di ku t’i shpenzojë siç duhet këto para.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes britanike, “The Guardian”, i preferuari i teknikut spanjoll është “arkitekti” gjerman i Bayern Munich, Jamal Musiala, me 21-vjeçarin, që u transferua te “Bavarezët”, për vetëm 200 mijë euro, nga “Blutë” e Chelsea, në verën e vitit 2019 dhe tashmë është kthyer në një lojtar kyç në njëmbëdhjetëshen startuese, teksa vetëm këtë sezon ka marrë pjesë në 36 ndeshje , duke shënuar 12 gola dhe dhënë 7 asistime.

Të lidhura

None found

Me dy vite të mbetura në kontratë dhe duke marrë parasysh potencialin e sportistit, një transferim i mundshëm mund të ndodhë vetëm për rreth 100 milionë euro, megjithatë, pas largimit të Gundogan, Mahrez dhe Palmer verën e kaluar, trajneri spanjoll mendoi se nuk mjaftonte nënshkrimi i Doku dhe synon të marrë një përforcim të fortë sulmues në merkaton e radhës.

I “shumëkërkuari’ është Musiala, mirëpo, sipas raportimeve, të “The Guardian”, në listë janë edhe Luca Paqueta i “Çekanëve” të West Ham, si dhe anësori i talentuar anglez, i Crystal Palace, Eberechi Eze, megjithatë objektivi kryesor padyshim, që mbetet “arkitekti” i sulmit, të Bayern Munich.

të fundit

It is not cybersecurity, it is mass surveillance” / DP: NAKS monitored the protest against the government, found disinformation only among protesters

Partia Demokratike ka ngritur akuza të forta ndaj Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, duke pretenduar se institucioni ka monitoruar hapësirën…

45 seconds ago

VIDEO/ Saint-Denis mayor hit by tear gas while protecting protesting students

Kryetari i bashkisë së Saint-Denis, Bali Bagayoko, u sulmua me gaz lotsjellës ndërsa përpiqej të qëndronte si [...] Read More...…

1 minute ago

Russian laboratory case raises concerns over pneumonic plague

Autoritetet ruse heshtin, por media të pavarura në vend përcollën lajmin se teknikja 28 vjeçare Darya Shipilova që dyshohet të…

2 minutes ago

Haxhiu hands over duties to Justina Shiroka-Pula: Responsibility to Kosovo continues forever

Ish-presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot ia ka dorëzuar detyrën Presidentes së zgjedhur të Kosovës,…

3 minutes ago

Schuebel and Rizvanolli review EU support for the transition to clean energy

Ambasadori i BE-së në Kosovë Dirk Schuebel ka takuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me të cilën kanë diskutuar lidhur…

3 minutes ago

OSCE welcomes Justina Shiroka-Pula’s election as president: Kosovo continues its tradition of appointing women as head of state

Ambasadori i OSBE-së, Gerard McGurk, ka mirëpritur zgjedhjen e mbrëmshme të presidentes Justina Shiroka-Pula nga Kuvendi, me çka përmbyllet procesi…

4 minutes ago