Categories: sport

FC Prishtina zgjat kontratat e Rin Ahmetit dhe Lorik Mehmetit deri në vitin 2030

FC Prishtina ka siguruar vazhdimësinë e dy prej talenteve të saj, pasi Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti kanë rinovuar kontratat me klubin kryeqytetas deri në vitin 2030.

Vendimi për marrëveshjet e reja vjen si vlerësim për potencialin, paraqitjet dhe kontributin që të dy futbollistët kanë dhënë me fanellën bardhekaltër.

Të lidhura

None found

Ahmeti dhe Mehmeti shihen si pjesë e rëndësishme e së ardhmes së Prishtinës dhe pritet të kenë një rol gjithnjë e më të madh në skuadër.

Përveç aktivizimit me ekipin e parë, dy lojtarët janë gjithashtu pjesë e Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U19 dhe U21.

Kontratat e vlefshme deri në vitin 2030 pasqyrojnë besimin e klubit te aftësitë dhe zhvillimi i tyre, ndërsa konfirmojnë edhe synimin e Prishtinës për të ndërtuar të ardhmen mbi bazën e talenteve të rinj.

Me këto rinovime, klubi siguron praninë afatgjatë të dy futbollistëve që përfaqësojnë një investim të rëndësishëm për të ardhmen e FC Prishtinës dhe të futbollit kosovar.

të fundit

Spiropali paralajmëron se do të flasë nesër, Shehaj: Tregoni aferat e qeverisë ose heshtni

Kryetari i Partisë Mundësia ka reaguar pas lajmit se Elisa Spiropali u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së dhe se…

3 minutes ago

Lojërat Mesdhetare 2030 në rrezik, Kosova mund të humbasë më shumë se një ngjarje sportive

Vonesat në përgatitje, mospajtimet mes institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe detyrimet e papërmbushura financiare po vënë në pikëpyetje mbajtjen e…

21 minutes ago

Gjykata e Lartë rrëzon sërish Malltezin, mbeten nën sekuestro 25 pasuritë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros nga 25 pasiri, duke…

22 minutes ago

Fier: Minor suspected of stabbing fast-food worker in the abdomen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka plagosur…

33 minutes ago

Around 1,200 trucks wait in a 42-kilometer queue amid the U.S. blockade of Iran

Pamje të pazakonta të filmuara nga ajri tregojnë përmasat e krizës së transportit në Iran, ku rreth 1,200 kamionë janë…

33 minutes ago

Tirana becomes the center of a regional forum on investment in the Western Balkans

Tirana ka mirëpritur Forumin e WB6 për Promovimin e Investimeve, ku përfaqësues të agjencive të promovimit të investimeve nga gjashtë…

33 minutes ago