Manchester City pritet që të “luftojë” me Barcelonën për të siguruar shërbimet e Joshua Kimmich nga Bayern Munich këtë verë.
Sipas HITC, City po synon që të shfrytëzojë situatën e tensionuar të Kimmich tek Bayerni pas regjimit të Thomas Tuchel në ‘Allianz Arena’.
None found
Mesfushori momentalisht po monitorhet nga të dyja ekipet Barcelona dhe Man City, para hapjes së afatit kalimtar.
Pep Guardiola ishte në krye të Bayernit kur klubi nënshkroi me Kimmich nga Leipzigu dhe tani është i etur që të ribashkohet me të në ‘Etihad Stadium’.
Reprezentuesi gjerman po hyn në vitin e tij të fundit të kontratës me Bayernin, që do të thotë se gjiganti bavarez mund të detyrohet ta shesë lojtarin në verë, për të fituar para.
Në një intervistë për AS, gjermani i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij duke thënë: Dua të flas me Bayernin dhe kur ta bëjë këtë, unë nuk do të flas para mediave për këtë.
Ai gjithashtu kishte komentuar edhe thashethemet lidhur me një kalim të mundshëm tek Barcelona: Për momentin nuk po mendoj për këtë.
Siç e kam thënë tashmë, unë do të flas me Bayernin fillimisht. Por natyrisht, Barcelona dhe Real Madridi janë klube të mrekullueshme me një histori të mrekullueshme.
Përkundër faktit që e ardhmja e tij tek klubi është e pasigurt, Kimmich duhet ta vendos fokusin në Euro 2024 me Gjermaninë, aty ku ai dhe bashkëlojtarët e tij do të synojnë që të sigurojnë trofeun para turmës vendase./Telegrafi/
Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...
Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…
Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…
Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…