NATIONS LEAGUE/ Kombëtaret zbresin në fushë, sot është radha e Skoci – Ukrainë

Rikthehen ndeshjet ndërkombëtare, teksa Nations League do të luajë sfidat e fundit të saj.

Dita e sotme ka rezervuar një sfidë mjaft interesante, ku në fushën e lojës do të zbresi dy skuadra që do të kërkojnë fitoren për vendin e parë në grupin A të Ligës B.

Skocia do të presë Ukrainën me sfidën që nis në orën 20:45, me dy skuadrat që kërkojnë fitoren përballë njëra tjetrës.

Kombëtarja skoceze do të kërkojë hakmarrjen për atë eliminim pak muaj më parë nga Kupa e Botës, ndërsa nga krahu tjetër ukrainasit nuk duna të dalin pa pikë nga transferta skoceze.

Vetëm një pikë i ndan dy skuadrat në tabelën e klasifikimit me Ukrainën që ka arritur të grumbullojë 7 pikë në 3 ndeshje, ndërsa Skocia ka 6 pikë në po kaq ndeshje

Shtuar 21.09.2022 09:52