Napoli është duke u interesuar seriozisht mbi sulmuesin e Liverpool, Origi.
“Tuttomercato” raporton se Napoli ka patur kontakte të vazhdueshme me agjentin e lojtarit dhe tashmë është duke ushtruar presion për të mbyllu këtë transferim.
Sulmuesit belg i skadon kontrata në 30 qershor 2022 dhe është e qartë që për të nuk ka më vend te “The Reds” pasi sulmuesit aktual janë të pazëvendësueshëm, me Salah-Mane-Diogo Jota-Luis Diaz./ h.ll/albeu.com