Napoli, shumë i fortë për Egnatian

Napoli, shumë i fortë për Egnatian në miqësoren e luajtur në mbrëmjen e të dielës. Pas fitoreve ndaj Anaune e Mantova edhe Egnatia përfundon nën goditjet e skuadrës së Contes.

Një fitore 4-0 e italianëve, dy gola në çdo pjesë loje, në fillim me Kvaratskhelia dhe në pushim shkojnë me 2-0 falë Politanos. Conte revolucionon njëmbëdhjetëshen në pjesën e dytë, kur shënojnë edhe Simeone dhe Ngonge.

Skuadra rrogozhinase zuri vendin e Adana Demirspor, kundërshtarja e përcaktuar fillimisht për të sfiduar Napolin: turqit u desh të tërhiqeshin për çështje burokratike, duke i lënë vend ekipit shqiptar.


Shtuar 28.07.2024 23:00