Napoli është serioz për Nicolo Zaniolo.
Vlerësimi fillaster i Romës i cili është 50 milionë euro, nuk i tremb azurrët, të cilët duken se e kanë shumë seriozisht transferimin e tij.
Sipas “Correire dello Sport”, ai është profili i identifikuar nga drejtuesit për të plotësuar vendin që do të lërë Insigne, i cili do të largohet në fund të sezonit në drejtim të Torontos. De Laurentis dëshiron që t’i bëjë këtë dhuratë Spallettit për sezonin e ardhshëm./ h.ll/albeu.com