Napoli mposht me “poker” golash Salernitanan (VIDEO)

Napoli ka arritur të triumfojë lehtësisht në “Diego Armando Maradona” përballë ekipit të fundit në renditjen e Serie A, Salernitana.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17 me anësorin Jesus, por në minutën e 33 miqtë do të rikthehenin barazpeshën me Bonazzoli.

Teksa pjesa e parë po shkonte drejt fundit, Mertens kthen në gol një penallti në minutën e 45+3, duke e mbyllur fraksionin e parë me avantazhin minimal.

Sapo nis pjesa e dytë, vendasit do të shënojnë edhe golin e tretë me, Amir Rrahmanin i cili i jep qetësi dhe siguri skuadrës së toj.

Vetëm 6 minuta më vonë, Lorenzo Insigne do të shënonte edhe golin e 4 që do të vinte nga një tjetër penallti e ekzekutuar saktë.

4-1 do të ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje që kalon momentalisht Napolin në vendin e dytë me 49 pikë, ndërsa Salernitana mbetet e fundit me vetëm 10 pikë. r.t/albeu.com


Shtuar 23.01.2022 17:20