Napoli është pa fat sa i takon dëmtimeve. Këtë herë sulmuesi Andrea Petanga është ai që ka shqetësuar stafin e skuadrës.
Në ndeshjen që napolitanët zhvilluan kundër Veronës, sulmuesi doli nga fusha e lojës i dëmtuar, ndërsa vetëm sot iu është nënshtruar edhe analizave dhe ka mësuar edhe shkallën e dëmtimit.
Pas analizave të bëra është mësuar se dëmtimi i sulmuesit është i gardës së dytë në muskulin e kofshës së djathtë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Napoli bëri gjithashtu të ditur se lojtari tashmë ka nisur procesin e rehabilitimit, ndërsa koha e rikuperimit do të vlerësohet në ditët në vazhdim./ h.ll/albeu.com