Milani i Allegrit feston duke mposhtur Napolin 2-1 në San Siro në ndeshjen e madhe të javës së pestë të Serie A, duke u barazuar në pikë me të kaltërit(dhe Romën) në krye të tabelës. Ndeshja u zhbllokua në minutën e tretë nga Saelemaekers, i cili shfrytëzoi një asist të Pulisic.
Vetë amerikani dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të pas një kombinimi midis Pavlovic dhe Fofana. Napoli u përgjigj në pjesën e dytë kur Anguissa detyroi Maignanin të bënte një pritje të mrekullueshme në minutën e 56-të. Më pas Estupinan pengoi Di Lorenzo vetëm pak metra larg portës për një penallti që rezultoi në përjashtimin e tij.
De Bruyne e rihapi ndeshjen nga 11-metra, duke i dhënë Napolit gjysmë ore rrethim të portës kuqezi, por pa arritur të barazonte rezultatin.