Categories: kosovë

Qelaj për vrasjen e Arlinda Zekajt: Viktima nuk kishte paraqitur ankesë tek ne

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, u bëri thirrje institucioneve të shqyrtojnë punën dhe përgjegjësitë e tyre në përpjekjet për të parandaluar ngjarje të tilla.

I ftuar në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin, Qelaj tha se institucionet nuk duhet të mjaftohen me shprehjen e tronditjes, por duhet të vlerësojnë nëse kanë vepruar sa duhet për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Të lidhura

None found

“Përtej asaj që është bërë retorikë e zakonshme duke treguar se sa të tronditur jemi, mendoj që e para që duhet të bëjmë kur ndodhin raste të tilla është që të reflektojmë se çfarë kemi bërë, cilat kanë qenë veprimet tona në kuadër të kompetencave e përgjegjësive që kemi për t’i shmangur raste të tilla”, deklaroi Qelaj.

Sipas tij, përgjegjësia kryesore për sigurinë dhe jetën e qytetarëve u takon Policisë dhe sistemit të drejtësisë. Megjithatë, ai theksoi se përgjegjësia përfshin edhe institucionet e tjera shtetërore, mes tyre edhe Avokatin e Popullit.

Qelaj tha se, me sa ka dijeni, institucioni i tij nuk kishte marrë më herët ankesë për rastin e Arlinda Zekajt. Ai shtoi se, sa herë ndodhin raste të ndjeshme, angazhohet për të shqyrtuar informacionet që disponon institucioni.

“Unë, me sa e di, nuk na ka shkruar kurrë. Nuk arrij t’i mbaj mend të gjithë ankuesit, por kur ka raste të ndjeshme, menjëherë angazhohem për të parë se çfarë kemi për rastin. Nuk them se, po të ishte adresuar te ne, do të ndryshonte rasti, por besoj fuqishëm se të gjitha hallkat e shtetit duhet të shohin nëse kanë bërë mjaftueshëm për t’i parandaluar raste të tilla, që fatkeqësisht janë raste të përsëritura”, u shpreh ai.

Gjatë emisionit, Avokati i Popullit foli edhe për dhunën në familje në Kosovë. Ai vuri në dukje se shifrat e raportuara nuk e pasqyrojnë të gjithë përmasën e problemit, pasi raste të shumta nuk bëhen publike.

“Ajo që e shpërfaqin statistikat është vetëm një pjesë. Kemi mbi 2 mijë e 500 raste të dhunës në familje të raportuara dhe mund të ketë edhe më shumë brenda mureve që nuk raportohen. Por mekanizmat kanë dështuar”, deklaroi Qelaj.

të fundit

Zhegrova renditet i dyti për shanse të krijuara, ndonëse ka luajtur vetëm 141 minuta

Sulmuesi Edon Zhegrova ka krijuar plot nëntë shanse këtë sezon, i dyti me më së shumti pas Douglas Luizit, pavarësisht…

7 seconds ago

Denoncohet tregtari në Itali pas mesazheve kërcënuese: “Kush vjedh, do t’i vrasim gjithë familjen

Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…

12 seconds ago

Droni mbi fushë ndal përkohësisht ndeshjen Arsenal–Fleetwood pas dy minutash

Ndeshja mes Arsenalit dhe Fleetwood Townit në EFL Cup angleze u ndërpre vetëm pas dy minutash lojë, pasi një dron…

6 minutes ago

Debat për mbrojtjen ligjore të guvernatorit, miratohen ndryshimet; Gjiknuri shpreh kundërshtime, Zaçaj përmend Luksemburgun

Në Komisionin e Ligjeve, deputetët socialistë votuan në favor të ndryshimit të dy neneve të ligjit për Bankën e Shqipërisë.…

8 minutes ago

Zegjine Çaushi mohon blerjen e banesës 240 mijë euro: Kam prenotuar apartament me kredi dhe këste

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka kundërshtuar pretendimet se pak muaj pasi mori mandatin parlamentar bleu një banesë në…

10 minutes ago

Kosovar wanted under an international warrant extradited from Switzerland

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së…

16 minutes ago