sport

Nagelsmann përshëndet Kroosin për rikthimin në Kombëtaren Gjermane

Ylli i Real Madridit, Toni Kroos do t’i bashkohet skuadrës së Kombëtares së Gjermanisë për ndeshjet ndërkombëtare të marsit.

34-vjeçari ka konfirmuar vendimin e tij të befasishëm për t’u vënë në dispozicion për përzgjedhje teksa Gjermania përgatitet të presë Euro 2024.

Të lidhura

None found

Kroos u largua nga detyra në Gjermani në vitin 2021, pas humbjes së tyre në çerekfinale ndaj Anglisë në Euro 2020, me legjendat gjermane që e kritikuan atë.

Lothar Matthaus dhe Oli Hoenes pohuan se ai nuk ishte më në ‘nivel ndërkombëtar’ me Kroos duke hedhur poshtë komentet pas vendimit të tij.

Mesfushori veteran pretendoi se pensionimi ishte bërë për arsye familjare dhe për të ruajtur jetëgjatësinë e tij në Real Madrid.

Që nga pensionimi i tij ndërkombëtar, Kroos ka fituar një titull të La Ligës dhe një trofe të Ligës së Kampionëve dhe pritet të nënshkruajë një zgjatje të kontratës këtë verë.

Julian Nagelsmann ka kontaktuar me Kroos për të shqyrtuar një rikthim dhe trajneri është i bindur se lojtari do të jetë vendimtar për Gjermaninë teksa përgatitet të shtojë 106 paraqitjet e tij ndërkombëtare.

“Ne kemi pasur biseda intensive në javët e fundit. Toni ka një vizion të qartë për gjendjen e ekipit tonë”, ka thënë fillimisht Nagelsmann për Mundo Deportivo.

“Në çdo bisedë ndjeja një entuziazëm në rritje nga ai për të qenë i pranishëm në Euro 2024 në Gjermani, pavarësisht tërheqjes së tij të mëparshme”.

“Ne do të përfitojmë nga përvoja e tij. Kroos ka një rol të veçantë në Real Madrid, ai udhëzon lojtarët e rinj dhe u tregon atyre se si të funksionojnë si pjesë e një ekipi”.

“Ai do të mbetet i qetë në ndeshjet e vështira të Euros dhe gjithmonë mund ta kalojë topin nën presion”, përfundoi trajneri i Gjermanisë.

Gjermania përballet me Francën dhe Holandën në mars, me Kroos që do të luajë në të dyja ndeshjet dhe Real Madridi mund të zvogëlojë ngarkesën e tij në lojë në vazhdim, nëse fiton titullin e La Ligës. /Telegrafi/

të fundit

El Niño could be one of the strongest on record: severe consequences and hundreds of thousands of deaths feared

Një fenomen jashtëzakonisht i fuqishëm klimatik, i njohur si “El Niño”, po intensifikohet dhe pritet të sjellë pasoja të rënda…

9 minutes ago

Qori criticizes Berisha’s call for opposition unity: It is ironic to make it from SPAK; a principled opposition can bring down Rama

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin Prime News24 kritikoi ashpër kreun e PD-së Sali Berisha. Qori…

9 minutes ago

Changed his appearance with plastic surgery to evade police; wanted man with 101 criminal cases arrested in Turkey

Një person i shpallur në kërkim në Turqi, ndaj të cilit rëndonin 101 dosje për vjedhje dhe mashtrim, është arrestuar…

9 minutes ago

VIDEO/ Aulon Kalaja on the recordings mentioned by Majko: Footage held by Turkish intelligence services features senior Socialist Party officials

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, komentoi në emisionin “Prime News24” deklaratën e raportuar të Pandeli…

10 minutes ago

Zjarrfikësja 36-vjeçare humb jetën në Misuri pasi bie nga një shkëmb gjatë ecjes

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

10 minutes ago

Kadrijaj mocks the government over electricity supply: Citizens are already facing blackouts

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën me furnizimin me…

10 minutes ago