Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos është ftuar për dy ndeshjet e ardhshme miqësore të Përfaqësueses së Gjermanisë në muajin mars.
Kroos lëshoi para disa javësh një koment në rrjetet e tij sociale për të konfirmuar rikthimin e tij në ekipin gjerman pasi njoftoi lamtumirën e tij më 2 korrik 2021.
None found
Tani nuk ka shkuar shumë kohë dhe trajneri i Panzerëve, Julian Nagelsmann, e ka ftuar yllin e Real Madridit për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares.
Gjermani do të ketë dy ndeshje miqësore kundër Francës më 23 mars dhe kundër Holandës më 26 mars përpara se të hyjë në Grupin A të Euro 2024 (Gjermani, Skoci, Hungari dhe Zvicër).
Me ardhjen e ‘8’-shit të Los Blancos, Nagelsmann do të ketë në dispozicion një listë me lojtarët që do t’i ketë zili e gjithë Evropa.
Mesfusha unike e gjermanëve përmban emra si Ilkay Gundogan, Leon Goretzka, Joshua Kimmich, Jamal Musiala dhe Florian Wirtz.
Emra të rinj në listën e Gjermanisë janë Maximilian Beier dhe Aleksandar Pavlovic. /Telegrafi/
Një fenomen jashtëzakonisht i fuqishëm klimatik, i njohur si “El Niño”, po intensifikohet dhe pritet të sjellë pasoja të rënda…
Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin Prime News24 kritikoi ashpër kreun e PD-së Sali Berisha. Qori…
Një person i shpallur në kërkim në Turqi, ndaj të cilit rëndonin 101 dosje për vjedhje dhe mashtrim, është arrestuar…
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, komentoi në emisionin “Prime News24” deklaratën e raportuar të Pandeli…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën me furnizimin me…