Gjatë konferencës për shtyp Julian Nagelsman është pyetur edhe një herë për episodin famëkeq të “Eruo 2024” që ndodhi në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Spanjës.
“Më duhet të lavdëroj veten se sa i qetë qëndrova në atë situatë. Kjo është shumë e pazakontë për mua. Tani nuk po e mendoj shumë sepse nuk mund të ndikojmë më në situatë. Deri më sot nuk e kuptoj përse arbitri nuk shkoi në VAR për ta riparë”, tha Nagelsman.
Në vigjilje të ndeshjeve me Bosnje dhe Hercegovinën dhe Hungarinë, komisari teknik i Gjermanisë shprehu optimizëm pasi ekipi i drejtuar prej tij ka grumbulluar 10 pikë dhe është kualifikuar për në çerekfinalet e Nations League.