Myrto Uzuni shënon në finalen e US Open Cup dhe gabon 11 metërshin (VIDEO)

Nashville SC u shpall fituese e trofeut të US Open Cup, duke mposhtur 1-2 në finale skuadrën e Myrto Uzunit, Austin FC.

Beratasi gaboi një 11 metërsh në minutën e 21-të, teksa u korrigjua në fundin e pjesës së parë.

Dueli nisi me Nashville SC më kërkues. Duhej minuta e 17-të që Mukhtar të shënonte për Nashville, para se Myrto Uzuni në minutën e 21-të të gabonte penalltinë e fituar nga Austin FC.

Megjithatë, në fundin e pjesës së parë Uzuni e korrigjoi shënjestrën dhe shënoi me aksion pas pasimit të Sanchez.

Në pjesën e dytë, Surridge, gjeti edhe golin e dytë për Nashville me 11 metërsh, duke ‘vulosur’ suksesin për të tijtë.

Uzuni ishte ndër më të vlerësuarit për të tijtë, por Austin FC nuk mundi të prekte trofeun, duke i shkuar pranë. Nëntë gola ka shënuar këtë sezon Uzuni me fanellën e klubit amerikan.

 


Shtuar 2.10.2025 10:48