Një gol i Vedat Muriqit i ka dhënë një pikë të artë Majorkës përballë Realit të Madridit.
Kosovari ka arritur që të shënojë në të 53’ duke barazuar shifrat 1-1. Reali kishte kaluar në avantazh në të 13’ falë Rodrigos.
Pjesa tjetër e ndeshjes foli për miqtë nga Madridi, të cilët kërkuan me ngulm golin.
Por në minutat e fundit rrezikuan duke mbyllur ndeshjen me një lojtar më pak pasi Mendi u detyrua që të merrte karton të kuq.