Categories: sport

Muriqi ia kushton bashkëshortes çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes

Vedat Muriqi ishte përsëri vendimtar për Fenerbahcen, këtë radhë në përballjen me Shakhtar Donetsk.

Sulmuesi i Kosovës shënoi golin e vetëm të takimit, duke i siguruar Fenerbahces të gjitha pikët ndaj skuadrës ukrainase.

Të lidhura

None found

Pas ndeshjes, Muriqi u shpall “Lojtari më i mirë i ndeshjes”. Në një prononcim për UEFA-n, ai tha se trofeun do t’ia çojë bashkëshortes, e cila ia kishte kërkuar më herët.

“Gruaja ime nuk di shumë për futbollin, por pasi u kualifikuam në Ligën e Kampionëve, më pyeti: ‘Çfarë është ky çmim?’. I shpjegova se i jepet lojtarit më të mirë të ndeshjes. Ajo më tha: ‘Edhe unë dua një të tillë’”.

“E dashura ime, ky është për ty… Prandaj do ta marr këtë çmim në shtëpi me gjithë zemër…”, u shpreh Muriqi pas ndeshjes.

Kjo ishte hera e dytë që sulmuesi bëhet heroi i Fenerbahces, pasi kishte qenë vendimtar edhe në fitoren ndaj Liverpoolit.

Pas kësaj paraqitjeje, Muriqi mund të jetë kandidat për ta zënë vendin e titullarit para Romelu Lukakut.

të fundit

IlirOs ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare

Producenti dhe artisti kosovar Ilir Osmani, i njohur me emrin artistik IlirOs, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare.  Lajmin…

3 minutes ago

Nichi shfaq hapur xhelozinë ndaj Antonetës

Nichi është larguar nga koncerti i Lorit, që është organizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, sepse nuk mundi…

4 minutes ago

Lori Kaçka surprizon banorët e Big Brother VIP Kosova 5 me një koncert në shtëpi

Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 5, janë surprizuar nga Vëllai i Madh. Këngëtarja…

4 minutes ago

Nichi pranon lojën e fortë të Valdrinës dhe Valdetit: Nuk guxoj të përplasem me ta

Hyrja e Valdrinës dhe Valdetit në Big Brother VIP Kosova 5 ka "trazuar" banorët e shtëpisë më të famshme në…

4 minutes ago

“Investoni te të rinjtë”/ Ambasadori Wendt: Shqipëria të sigurojë konkurrencë të barabartë për bizneset

Krijimi i kushteve të barabarta të konkurrencës, forcimi i lidhjeve mes kompanive amerikane dhe shqiptare, si dhe investimi te brezi…

5 minutes ago

Gërvalla: Tetë gra të vrara në Kosovë nga janari deri në tetor 2026, raportohen 2 303 raste dhune në familje

Ministrja e Drejtësisë kërkon përgjegjësi institucionale për mbrojtjen e grave: “Një grua që raporton dhunën nuk duhet të marrë përsipër…

25 minutes ago