Categories: sport

Vedat Muriqi shënon sërish, tre ndeshje radhazi me gol për Fenerbahçen

Vedat Muriqi vijon të konfirmojë formën e tij të mirë në kampionatin elitar turk, teksa realizoi një tjetër gol për Fenerbahçen.

Sulmuesi i Kosovës u shfaq vendimtar që në minutat e para të përballjes kundër Samsunsporit, e vlefshme për kampionatin e Turqisë.

Të lidhura

None found

Vetëm pas tre minutash lojë, Muriqi dërgoi topin në rrjetë dhe i dha Fenerbahçes avantazhin 0-1.

Ky ishte realizimi i dytë i tij në tri paraqitje në elitën e futbollit turk gjatë këtij sezoni. Krahas golave, ai ka dhënë edhe një asistim.

Kontributi i tij në repartin ofensiv nuk është kufizuar vetëm në kampionat, pasi Muriqi ka shënuar edhe në Ligën e Kampionëve, duke e ndihmuar Fenerbahçen të kualifikohet në këtë garë.

Me këtë start, sulmuesi kosovar po përjeton një nisje shumë pozitive të sezonit dhe po renditet ndër lojtarët kryesorë të Fenerbahçes në fazën e sulmit.

të fundit

Veldin Hoxha realizon golin e parë në Rusi, Rubin Kazani triumfon ndaj Zenitit

Mesfushori i Kosovës, Veldin Hoxha, ka shënuar golin e tij të parë këtë edicion në Premier Leaguen e Rusisë.Hoxha realizoi…

47 seconds ago

Veliaj firmos shkarkimin e dy zyrtarëve, në proces edhe drejtoresha e Policisë Bashkiake

Erion Veliaj ka firmosur shkarkimin e Rigers Sheqerit, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, dhe Zhaneta Beqirit, drejtoreshë e…

3 minutes ago

Deponia në Sferkë të Pejës përfshihet sërish nga flakët, Bajrami publikon pamje dhe pyet: Ku është shteti?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Sferkë të Pejës,…

7 minutes ago

Kurti hosts GERMIN representatives, focus on cooperation with the diaspora

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare GERMIN, me të cilët ka diskutuar për…

14 minutes ago

Dugolli on Krasniqi’s visit in Pristina: It is not justice, but painful injustice

Zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka reaguar pas vizitës familjare të Jakup Krasniqit në…

14 minutes ago

Jair Bolsonaro admitted to intensive care after acute intestinal blockage while under house arrest

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në repartin e kujdesit intensiv në një spital në Brasilia, pasi ka zhvilluar…

14 minutes ago